141 të prekur me koronavirus po trajtohen në QKUK, 4 në gjendje kritike

13:31 | 03 Korrik 2020

141 pacientë me koronaviru janë duke u trajtuar aktualisht në Klinikën Infektive.

Për gjendjen e tyre ka dhënë detaje Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, raporton Express.

Sipas SHSKUK’së, nga 111 pacientët e Klinikës Infektive, 58 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv të infektives janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator.

Ndryshe, dje nga Klinika Infektive janë lëshuar 5 pacientë, 3 pacientë Covid 19- pozitiv, por me gjendje stabile klinike dhe laboratorike dhe 2 të shëruar.

Komento: