Nga nesër rikthehet linja e autobusit për në Aeroport, publikohet orari i qarkullimit

13:41 | 03 Korrik 2020

Nga nesër rikthehet linja e autobusit për në Aeroportin e Prishtinës.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se nga nesër do të rikthehet linja e autobusit të Trafikut Urban për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Sipas Ahmetit, të gjithë autobusët e Trafikut Urban po i zbatojnë masat mbrojtëse kundër COVID-19, sipas udhëzimeve të IKShP’së dhe POdezinfektohen rregullisht, derisa ka publikuar edhe orarin e qarkullimit të kësaj linje.

“E kemi obligim që të mbrojmë veten dhe të tjerët rreth nesh!”, ka shkruar Ahmeti.

Komento: