Basha zotohet para Hotit: Do ta heqë taksën e Rrugës së Kombit, nëse PD merr pushtetin!

17:02 | 03 Korrik 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti po vazhdon sot vizitë zyrtare në Shqipëri, ku po takohet me liderët kryesor të shtetit shqiptar.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin që kishte me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin ka premtuar që do ta largoj taksën e Rrugës së Kombit.

Hoti në konferencën e përbashkët me Bashën tha se kanë ndarë të gjitha çështjet që do t’i adresojmë si dy shtete, përfshi edhe taksën e rrugës.

“Unë e kam zotimin e z.Basha që ajo taksë do të hiqet”, u shpreh kryeministri i Kosovës.

Basha tha se vendimi për heqjen e taksës së kombit do të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së tij.

“Heqja e taksës së kombit, do të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së ardhshme”, u shprehë Basha.

Sa i përket zhvillimeve në Kosovë, Basha shtoi se PD ka vendosur të mbështesë qëllimin e dialogut Kosovë-Serbi, që sipas Bashës, është përfundimi i tij me njohje reciproke.

Komento: