S’ndalet Gjykata Speciale, fton edhe Fatmir Ajetin

20:09 | 03 Korrik 2020

Gjykata Speciale nuk po ndalet me ftesat e saj për kosovarët.

Edhe Fatmir Ajeti nga Prishtina u ftua nga Specialja.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj.

“Sapo u informova se i ftuar nga Gjykata Speciale është Fatmir Ajeti nga Prishtina”, ka thënë ai.

Kujtojmë që sot Gjykata Speciale ka ftuar edhe një ish pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Veterani i luftës Afrim Bytyqi nga Kishnica është ftuar për intervistë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Komento: