35 raste të reja me koronavirus në Ferizaj, një pacient i shëruar

23:19 | 03 Korrik 2020

35 raste të reja me Covid-19 në Ferizaj, një i shëruar.

Nga Komuna e Ferizajt bëjnë të ditur se kanë dalë 35 raste të reja me Covid-19.

“35 raste të reja me COVID-19 në Ferizaj dhe 1 i shëruar. Nga njoftimi i IKSHPK-së lidhur me rastet e reja me COVID-19, bëhet e ditur se kemi edhe 35 raste të reja pozitive me këtë virus në Ferizaj dhe 1 të shëruar!”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Që nga fillimi i pandemisë në mes të marsit, Kosova ka konfirmuar në total 3,178 raste me koronavirus.

Komento: