Nis takimi i kryeministrit Hoti me krerët e institucioneve shëndetësore

13:38 | 05 Korrik 2020

Fillon takimi i Hotit me krerët e institucioneve shëndetësore.

Ka filluar takimi i kryeministrit të vendit, Avdullah Hoti, me krerët e institucioneve shëndetësore, raporton Express

Në këtë takim pritet të diskutohet për situatën me COVID-19 në vend, e po ashtu për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në QKUK.

Pas mbledhjes pritet që Hoti bashkë me krerët e institucioneve shëndetësore të dalin në konferencë për media.

Ndërkohë, situata me koronavirus në Kosovë është rënduar.

Në 24 orët e fundit është raportuar për 12 persona të vdekur.

Ndërkaq mbrëmjen e së shtunës IKSHPK ka njoftuar se janë konfirmuar 178 raste të reja me koronavirus.

Komento: