
Vdes edhe një person nga koronavirusi.
Ka vdekur edhe një person si pasojë prekjes me koronavirus.
Vik.tima është nga komuna e Rahovecit. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar kryetari Smajl Latifi.
“Po ka vdekur. I ndjeri ka pasur komplikime të tjera shëndetësore të zemrës dhe mushkërive. Po ashtu ka qenë i prekur edhe me Covid. Ai ka qenë i shtrirë për 18 ditë në Klinikën Infektive”.Latifi tha se i ndjeri ishte inspektor i komunës së Rahovecit.