Japonia ofron 700 mijë dollarë për Kosovën në sektorin e shëndetësisë

15:56 | 06 Korrik 2020

Japonia ndihmon Kosovën me 700 mijë dollarë në sektorin e shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj priti sot në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë, Mitsunori Ogasaëar, të cilin e falënderoi për mbështetjen vazhdueshme të shtetit japonez për Kosovën dhe ndihmën konkrete që ka ofruar gjatë kësaj kohe të pandemisë Covid-19.

Tema kryesore e këtij takimi ishte asistenca teknike që Japonia do t’i ofrojë Kosovës për t’u përballur me luftën kundër Covid-19.

Ambasadori Ogasaëar njoftoi se Japonia do t’i jep një shumë të konsiderueshme financiare sektorit të shëndetësisë në Kosovë prej mbi 700.000 dollarë dhe premtoi se edhe në të ardhmen do të vazhdojë ky bashkëpunim i afërt mes dy vendeve mike.

Komento: