Kosova u trondit nga ngjarja e rëndë në komunën e Lipjanit, dalin detaje të reja

20:57 | 06 Korrik 2020

Kanë dalur detaje të reja rreth rastin tragjik të Hallaqit të Madh.

Mëngjesin e së premtës, Kosova u trondit nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në komunën e Lipjanit.

Në fshatin Hallaq i Madh, një person mbeti pa shenja jete ndërsa pesë të tjerë morën plumba si pasojë e një konflikti midis dy familjeve nga Ribari i Madh i Lipjanit.

Familja Hoxha dhe ajo Jakupi u përleshën në mes të rrugës kryesore të Hallaqit të Madh për të qëruar hesapet e një konflikti të mëparshëm.

Derisa njësitë policore, po qëndrojnë në fshatin Ribar i Madh.

. Familja Hoxha janë mbyllur dhe nuk po kanë guxim të dalin nga shtëpia.

Ndërsa mësohet gjithashtu se disa anëtarë të dy familjeve kanë punuar në një kompani, vend ku edhe nisi konflikti.

Kujtojmë që Prokuroria Themelore në Prishtinë, departamenti për krime të rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tetë persona të përfshirë në rastin në Hallaq të Madh në Lipjan.

Komento: