
Kryeministri Hoti sot takohet me Emmanuel Macron.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot në Paris pritet të takohet me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Pritja zyrtare bëhet për kryeministrin e Kosovës në Pallatin Elize në Paris dhe kjo tregon kujdesin dhe përkushtimin e Presidentit Macron ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike.
Ky takim vjen para rifillimit të dialogut ku Avdullah Hoti do të ulet me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel në praninë edhe të përfaqësuesit të lartë Josep Borrell dhe emisarit special të BE-së për dialogun, Mirolav Lajçak.