Lumir Abdixhiku dhe gruaja e tij infekohen me koronavirus, ky është njoftimi i tij

14:02 | 07 Korrik 2020

Ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vet ai.

Përmes një postimi në faqën e tij zyrtare në Facebook, Lumiri ka shkruar se sot ka marrë lajmin se ka dal pozitiv në testin për covid-19. Ai ka njoftuar se edhe gruaja e tij, Albina ka dal pozitive, përcjell ORAinfo.

Miq,
Sot unë dhe Albina jemi testuar pozitiv. Ndjehemi mirë dhe nuk kemi ndonjë simptomë. Jemi vetizoluar dhe po përcjellim rekomandimet e institucioneve. Kujdesi i tyre është i jashtëzakonshëm
”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që kohëve të fundit është rritur ndejshëm numri i të infekurave me koronavirus në vendin tonë. /ORAinfo/

Komento: