Milani në luftë më Chelsean dhe Arsenal për mbrojtësin 60 milionësh

12:39 | 08 Korrik 2020

Ralf Rangnick ende e sheh Dayot Upamecano të RB Leipzig si përforcimin ideal mbrojtës për Milanin.

Kontrata e mbrojtësit të RB Leipzig do të skadojë në vitin 2021 dhe nëse ai nuk arrin një marrëveshje rinovimi me palën gjermane, Milano mund ta marrë atë me një çmim të mirë.

Gazeta gjermane Fussball Transfers raportoi të martën se francezi ka vendosur të heqë dorë nga Leipzig këtë verë, përcjell ORAinfo.

Upamecano mbetet ëndërr për Milanin në atë që do të ishte një dhuratë për shefin në hyrje Ralf Rangnick, por klauzola e lirimit prej 60 milionë eurosh, mund te jetë pengesë për zbritjen e tij në ‘San Siro’.

Interesim për të kanë edhe Chelsea dhe Arsenal, prandaj Milan duhet të ngutet për të arritur marrëveshje nëse e dëshiron Upamecanon në ‘San Siro’. /ORAinfo/

Komento: