“Une punoj, ka akoma ma keq! Rastet Sociale mbijetojne me vetem 75 euro”- ka shkruar në një letër një shërbyes civil në qytetin e Prizrenit. Subjekti në fjalë po refuzon të mbajë grevë përkundër kolegëve të tij në Prishtinë të cilët kanë paralajmëruar grevë njëorëshe.
Njëzetepesëmijë shërbyes civilë nga e hëna kanë hyrë në grevë, pasi kërkojnë të bëhet ndryshimi i ligjit për nivelizim të pagave.
Megjithatë, një nga këta shërbyes civil ka refuzuar të mbajë grevë duke vazhduar ta bajë punën e tij.
Ai thotë se do të punojë, pas ka të tjerë që kanë të ardhura shumë të vogla, duke përmendur qytetarët që jetojnë me ndihma nga shteti prej 75 eurosh