Hashim Thaçi të hënë udhëton në Hagë

18:45 | 08 Korrik 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të intervistohet të hënën nga Prokuroria Speciale në Hagë.

Ai e ka bërë të ditur se të hënën do të udhëtojë në Hagë, shkruan lajmi.net.

Presidenti Thaçi ka shkruar se dy dekadat e fundit shumë pjesëtarë të UÇK-së janë përballur me drejtësinë ndërkombëtare të UNMIK-ut, Tribunalit të Hagës, EULEX-it dhe drejtësinë vendore.

“Kosova, edhe pse vik.timë, bashkëpunoi me organet e drejtësisë për trajtimin e pretendimeve për kr.ime lufte. Në këto dy vitet e fundit shumë ish-bashkëluftëtarë janë intervistuar nga Dhomat e Specializuara, brenda dhe jashtë vendit.”, shkruan Thaçi.

Ai në fund shprehet se bashkëjetesa ndëretnike, stabiliteti institucional dhe besimi në institucione janë të domosdoshme që Kosova ta jetësojë vizionin që të jetë pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe të ruajë miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës,

Në këto dy dekadat e fundit shumë pjesëtarë të UÇK-së u ballafaquan me drejtësinë ndërkombëtare të UNMIK-ut, Tribunalit të Hagës për Ish-Jugosllavi, EULEX-it dhe me drejtësinë vendore.

Kosova, edhe pse vik.timë, bashkëpunoi me organet e drejtësisë për trajtimin e pretendimeve për kr.ime lufte. Në këto dy vitet e fundit shumë ish-bashkëluftëtarë janë intervistuar nga Dhomat e Specializuara, brenda dhe jashtë vendit.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Më lejoni të ndaj me ju se të hënën do të udhëtoj për në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar.

Deri sa bashkëluftëtarët e mi dhe unë do të përballemi me dinjitet dhe integritet me drejtësinë ndërkombëtare, ju ftoj që të bashkuar t’i përballojmë sfidat me të cilat po përballet vendi.

Uniteti qytetar, bashkëjetesa ndëretnike, stabiliteti institucional dhe besimi në institucione janë të domosdoshme që Kosova ta jetësojë vizionin që të jetë pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe të ruajë miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ju faleminderit për përkrahjen tuaj!

Zoti e bekoftë Kosovën! HTH

Komento: