Kosova shënon prapambetje në procesin e korrupsionit

12:07 | 29 Janar 2019

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), degë e “Transparency International” ka bërë të ditur sot përmes një conference për media që sipas rezultateve në Indeksin e Përceptimin e Korrupsionit për vitin 2018 Kosova ka shënuar regres për shkak të institucioneve të brishta e transparencës së pamjaftushme.

Me këtë rast Fjolla Uka nga KDI, theksoi se sikurse edhe në vitet e kaluara edhe këtë vit, Transparency International ka publikuar rezultatet e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit, i cili përdor një metodologji të sofistikuar shkencore

Uka njoftoi se në nivel global, prej 180 vendeve që marrin pjesë në këtë vlerësim, Danimarka radhitet e para këtë vit me 88 pikë duke kaluar liderin e vjetëm Zelandën e Re i cili ka 87 pikë. Vendin e tretë e ndajnë Finlanda, Singapori, Suedia dhe Zvicrra me 85 pikë.

Arben Kelmendi deklaroi se Kosova sivjet ka humbur dy pikë në sistemin e vlerësimit të CPI (nga 39 sa kishte më 2017 në 37 pikë) dhe si rrjedhojë ka rënë nga pozita e 85-të në atë të 93-të.

“Kosova me 37 pikë ende ndodhet nën mesataren globale prej 43 pikësh. Rankimi i dobët i Kosovës në Indeksin e sivjetmë i atribuohet kryesisht institucioneve të brishta të sundimit të ligjit, nivelit të lartë të mosndëshkueshmërisë së rasteve të korrupsionit, mungesës së llogaridhënies së zyrtarëve publikë, transparencën e pamjaftueshme dhe ngushtimin e hapësirës për pjesëmarrje qytetare”, ka shtuar ai.

Një gjetje tjetër interesante nga krahasimi i rezultateve për vendet e rajonit tregon se i tërë rajoni po kalon nëpër një periudhë stagnimi dhe vetëm Maqedonia ka shënuar rritje prej 2 pikësh në krahasim me vitin e kaluar. Kapja e shtetit përbën njërën prej pengesave kryesore në luftimin e korrupsionit dhe vendosjen e drejtësisë.

Burime të informatave për këtë hulumtim janë kryesisht raportet kredibile nga organizata ndërkombëtare si Freedom House, Ëorld Bank, Bertelsmann Foundation, Global Insight dhe Varieties of Democracy Project. Indeksi shfrytëzon sistemin e vlerësimit prej 100 shkallësh në të cilin vlerësimi maksimal do të thotë ‘vend i pastër nga korrupsioni’ kurse vlerësimi prej zero pikë do të thotë ‘vend shumë i korruptuar’.

Sipas KDI, Kosova duhet të fokusohet urgjentisht në tre fusha në mënyrë që të shënojë përparim:
Pavarësinë e sistemit të drejtësisë – Ndërhyrjet politike në punën e gjyqësorit po minojnë pavarësinë dhe punën profesionale të drejtësisë kosovare.

Luftën kundër korrupsionit –Përkundër ndryshimeve të fundit të legjislacionit, krijimit të grupeve punese dhe mekanizmave përcjellës për krimet e nivelit të lartë të korrupsionit luftimi i korrupsionit vazhdon të mbetet njëra nga sfidat kryesore të shoqërisë kosovare. Institucionet vendore nuk duhet të vetëmjaftohen nga sinjalet pozitive të institucioneve të BE-së për progresin e shënuar në këtë fushë.

Të gjitha hulumtimet serioze flasin për nivele të larta të nepotizmit, punësimit në baza partiake, emërimeve politike në borde të ndërmarrjeve publike etj.

Në fushën e prokurimit publik kërkohet ngritja e transparencës në të gjitha fazat e procedures së prokurimit, hapja e kontratave, i menaxhimi i mirëfilltë i kontratave publike dhe ngritja e nivelit të llogaridhënies së zyrtarëve publik”, ka shtuar Kelmendi.

Komento: