Ministri Zemaj akuzon Vetëvendosjen: I nxorët njerëzit në rrugë, tash janë mbi 1000 të prekur me koronavirus në Prishtinë

13:07 | 09 Korrik 2020

Numri i të infektuarve me koronavirus po vazhdon të rritet në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se deri tash situata me koronavirusin në vend është menaxhuar mirë.

Duke replikuar me deputetët e Vetëvendosjes, ka theksuar se është papërgjegjësi e tyre rritja e numrit të rasteve të të infektuarve pas tubimit të tyre më 12 qershor.

“Nuk duhet të përdorni analogji kur e gjithë bota ishte në konfuzitet se çfarë është Covid-19. Edhe ndërmarrja e masave është në përgjegjësi të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik”,

“Covid ju prek edhe juve. Në Prishtinë ka një mijë e 75 raste 82janë aktivë. Kjo është papërgjegjësi e juaja që i keni nxjerr në rrugë ata njerëz dhe nuk i keni respektuar masat mbrojtëse”.

Zemaj ka thënë se janë duke pritur raportin e prokurorisë për vdekjet që ndodhën në fundjavë në Klinikën Infektive.

Komento: