Kryeministri Haradinaj, ‘hero’ i taksës

12:50 | 29 Janar 2019

Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë një konference për shtyp pas mbajtjes së Mbledhjes ka bërë të ditur që taksa për mallërat serbe e boshnjake nuk do të largohet së paku deri në qershor.

I pyetur nëse vendi mund të shkojë në zgjedhje parlamentare, Haradinaj nuk e përjashtoi mundësinë për një veprim të tillë por ai bëri qartë të ditur që të paktën deri në qershor, pra deri në zgjedhje taksa do të jetë e aplikueshme, transmeton ORAinfo.

Kryeministri me këtë deklaratë bëri të ditur që edhe nëse koalicioni nuk do të mbijetojë, ai nuk do të heq dorë nga vendimi i tij dhe kushtet përkundër presionit politik si nga SHBA ashtu edhe nga bashkëudhëheqësit.

Kur u pyet për grevat, ai tha që është tërhequr nga diskutimi publik për këtë çështje. /ORAinfo/

Komento: