“Zonjat në të kuqe”, Mimoza shfaqet pranë Nagavcit dhe Osmanit

19:21 | 09 Korrik 2020

Mimoza Kusari-Lila ka publikuar foto bashkë me Vjosa Osmanin dhe Arbërie Nagavcin.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook bashkë me nënkryetaren e Kuvendit, Arbërie Nagavcin dhe kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin.

Fotografinë Kusari e titulloi “Zonjat në të kuqe” duke futur në hashtag togfjalëshin ‘Forca E Grave’ dhe ‘WomenPower’.

Kujtojmë se kohëve të fundit kryetarja Osmani është përjashtuar nga pozitat e saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës për shkak të qëndrimeve të saj kundër partisë.

Vendin e saj e ka zënë kryeminsitri aktual i Kosovës po atë natë me votat që mori nga Këshilli Drejtues i LDK’së.

Komento: