Rastet e reja me koronavirus në Kosovë janë nga këto komuna

00:09 | 10 Korrik 2020

Sonte janë konfirmuar edhe 207 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar sot kanë rezultuar pozitiv me CoVID-19, 207 persona.

Komuna më e prekur edhe sot është Prishtina me 77 raste. 27 raste pozitive sot janë nga Komuna e Gjilanit, nga Prizreni janë 22 raste të reja.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 77 raste, komuna Gjilan 27 raste, komuna Prizren 22 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Skenderaj 7 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kllokot 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Dragash, Kaçanik, Ferizaj, Graçanicë, Malishevë dhe Shtime”, ka njoftuar IKSHPK-ja.

Numri total i rasteve pozitive është 4 mijë e 307 raste nga 26 mijë e 916 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot janë shëruar 32 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2 mijë e 095 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.118.

Komento: