Digjen dy vetura të familjes së Sabit Gecit, policia jep detaje

15:01 | 10 Korrik 2020

Persona të panjohur ua kanë vënë flakën dy veturave të familjes së Sabit Gecit.

Njëra veturë e tipit Audi pronë e Sabit Geci dhe një tjetër BMË e vajzës së tij janë përfshirë nga flakët sot rreth orës 4 të mëngjesit në lagjen Pejton të Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur brenda një kohe shumë të shkurtër, kur dy të rinj të maskuar, sic shihen në kamerat e sigurisë, i janë ofruar veturës së Gecit e kanë lyer me benzin dhe ia kanë futur flakën në kohën kur familja Geci ishte në gjumë.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe, pasi ka parë kamerat e sigurisë, e ka cilësuar këtë akt si zjarre vënie të qëllimshme. Një përgjigje për T7, policia ka thënë se kanë filluar hetimet lidhur me këtë rast.

Familja Geci kanë treguar se si i gjetën të djegura dy veturat e saj.

“Rreth orës 4:20 e mëngjesit një fqinje i ka rënë ziles së shtëpisë, kemi dalë në ballkonin e shtëpisë dhe e kemi pyetur se çfarë është në pyetje, na tha se i kam telefonuar zjarrfikësit sepse është duke u djegur vetura te cilën e vozit Sabiti. Zjarrfikësit dhe policia erdhën shumë shpejt. Në shtëpi i kemi të vendosura kamerat, more t’i shikoj. Aty kemi vërejtur se vetura nuk ishte djegur vetë, por ishte djegie e qëllimshme nga dy persona. Kështu që, ne si familje presim qe ky rast te hetohet dhe sa më shpejt të zbardhet e vërteta”

Ndërkohë një ngjarje pak a shumë e ngjashme ka ndodhur para disa ditësh edhe në lagjen Bregu i Diellit, kur disa persona kanë djegur veturën e familjes së Rrustem Mustafës-ish komandant i ZOLL-it.

Komento: