Ndërron jetë veterani i UÇK-së

14:15 | 29 Janar 2019

Edhe një veteran i UÇK-së ka ndërruar jetë.

Ish-luftëtari i UÇK-së, Ilir Morina, ka ndërruar jetë dje në moshë 43 vjeçare.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot me nderime ushtarake, në varrezat e Bajës së Pejës në ora 15:00, njofton Klan Kosova.

I ndjeri ka qenë luftëtar i Brigadës 133 “Adrian Krasniqi” dhe njëri nga themeluesit e kësaj brigade.
Babi i Morinës është dëshmor, i cili gjatë kohës së luftës, është privuar nga jeta nga forcat serbe.

Komento: