Mustafa rezultoi pozitiv me Covid-19, Thaçi shprehet i bindur se i pari i LDK-së do ta tejkalojë këtë sfidë

22:02 | 10 Korrik 2020

Thaҫi i ka uruar shërim sa më të shpejtë Isa Mustafës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, i ka uruar shërim kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës, pasi ky i fundit doli pozitiv në testin për Covid-19.

Thaçi u shpreh i bindur se i pari i LDK’së do ta tejkalojë këtë sfide me lehtësi.

“Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ish kryeministrit Isa Mustafa i uroj shërim të shpejtë me rastin e daljes pozitiv me virusin Covid-19. Besoj që nën kujdesin personal dhe mjekësor z. Isa Mustafa do ta tejkalojë me lehtësi këtë sfidë”, shkroi Thaçi në Facebook.

Gjithashtu, të parit të LDK’së i kanë uruar shërim nga koronavirusi edhe disa figura tjera të skenës politike.

Komento: