Milan dhe Napoli pas Rashicës

11:34 | 11 Korrik 2020

Milan dhe Napoli rrisin përpjekjet për Rashicën.

Milan dhe Napoli kanë forcuar përpjekjet e tyre për të nënshkruar me Milot Rashicën, teksa Werder Bremen ka konfirmuar se anësori i tyre do të shitet.

Rashica ka qenë drita e vetme në këtë sezon të vështirë të Werder Bremen, duke shënuar 11 gola dhe tetë asistime në 34 paraqitje.

Milan dhe Napoli raportohet se janë të interesuar për nënshkrimin e 24 vjeçarit, dhe drejtori sportiv i klubit të Bremen ka pranuar se ai do të lëvizë shumë shpejtë.

“Sigurisht që ka një lëvizje të madhe rreth Rashicës dhe ne jemi në negociata me një klub tjetër për të”, ka deklaruar Frank Baumann për Bild, përcjell lajmi net.

“Ne duhet të fillojmë të jetojmë me faktin se ai nuk do të jetë këtu sezonin tjetër, por ne sigurisht që nuk do të shesim atë më pak se sa ia vlen”.

Rashica këtë sezon te Werder është paraqitur në krahun e majtë, ndërsa për Kosovën numëron 4 gola në 25 paraqitje.

Komento: