Milan merr lajmin e madh, po rikthehet ylli i madh nga lëndimi

14:47 | 11 Korrik 2020

AC Milan po përgatitet për 7 ndeshjet e tyre të fundit në Serie A, me ndeshjen kundër Napolit në San Paolo që do të zhvillohet të dielën në mbrëmje.

Në dy ndeshjet e fundit, kuqezinjtë duhej të përballen pa praninë e Samu Castillejo, por kjo shpejt mund të ndryshojë.

Sulmuesi spanjoll pësoi një dëmtim të muskujve në minutën e 17-të të ndeshjes kundër SPAL, duke munfuar kështu në dy ndeshjet e ardhës, atë kundër Lazios dhe Juventus, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, Castillejo së shpejti do të jetë në dispozicion të Stefano Piolit.
Mediat italiane raportjnë se Castillejo është duke u rikuperuar shpejt dhe prite të jetë në dispozion të Piolit në ndeshjet e fundit të sezonit.

Ky është një lajm i mirë për Milanin për faktin se i duhen lojtarë të freskët për ndeshjet e fundit të cilat janë shumë të rëndësishëm në përpjekje për tu renditur në pozitën e katër në ligë, vend i cili e dërgon Milanin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. /ORAinfo/

Komento: