Manchester United heq dorë nga Sancho, po e transferon yllin e Barcelonës

15:16 | 11 Korrik 2020

Gjiganti anglez, Manchester United duket se nuk do të transferojë Jadon Sanchon këtë afat kalimtar veror

.

Borussia Dortmund i ka bërë të qartë drejtuesve anglez se çmimi i Sanchos është 120 milionë euro.

United deri më tani ka bërë një ofertë zyrtare dhe atë prej 55 milionë eurove, ofertë që është refuzuar nga Dortmund.

Kjo ka bërë që United të mendojë për alternativat e tjera dhe tani kanë kthyer kokën kah sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele.

Francezi nuk po luan prej kohësh për shkak të lëndimit, por Ole Gunnar Solskjaer e pëlqen shumë stilin e lojës së tij.

Sipas medieve angleze Djajtë e Kuq janë gati të paguajnë 50 milionë euro për ta marrë sulmuesin anësorë.

Nga ana tjetër Barcelona ka bërë të qartë se do ta largojë në verë Dembelen nëse vije oferta e duhur.

Komento: