Rrëfehet Ibrahimoviç: S’ka futbollist si unë – i gjatë, i fortë, i shpejtë e që vallëzon si Muhammad Ali

15:46 | 11 Korrik 2020

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic është nga ata duhet të dëgjosh mirë kur flet.

Sulmuesi suedez ngacmon shpesh dhe deklaratat e tij bëhen virale menjëherë.

Së fundmi ka dhënë një intervistë për Sportëeek dhe një nga pyetjet më interesante ka qenë nëse ditët e sotme ai sheh një lojtar si vetja.

Përgjigja pastaj është e nivelit Zlatan, që nuk sheh asnjë futbollist si ai. “Shpresoj të vijë shpejt, për njerëzit, por nuk e shoh tani”, thotë fillimisht Ibra.

Sulmuesi i Milanit, më tej shton: “Nuk ka asnjë futbollist me karakteristikat e mi, që të jetë i gjatë, i fortë, i shpejtë dhe që vallëzon si Muhammad Ali”.

Komento: