Kryeministri Hoti thërret konferencë për media, çfarë lajmi pritet të jap

11:13 | 12 Korrik 2020

Sot ka filluar takimi për dialogun Kosovë-Serbi.

Takimi mbahet nëpërmjet videolidhjes sipas njoftimit të EEAS dhe ka filluar në ora 10:00.

Në takim gjithashtu marrin pjesë edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrel, dhe Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq do të bashkohet nga distanca nga Beogradi dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nga Prishtina.

Diskutimet sipas njoftimi të EEAS pritet të përfundojnë në ora 15:00. Ndërsa, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, do të dal para mediave me një konferencë për media që do të fillojë nga ora 16:00.

Konferenca mbahet në oborrin e Qeverisë.

Komento: