Insiston Haki Abazi: Jo gjendje e jashtëzakonshme, por zgjedhje të jashtëzakonshme

13:22 | 12 Korrik 2020

Rritja e numrit të madh të të infektuarve me koronavirus ka bërë që Qeveria e Kosovës të paralamëron shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Vetëvendosje vazhdimisht po bën thirrje për zgjedhje, pasi sipas tyre kjo qeveri është ilegale.

Ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi tha se Kosovës nuk i duhet gjendje e jashtëzakonshme por zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Besimi i qytetarëve dhe padituria qëllimkeqe nuk kompensohen me gjendje të jashtëzakonshme”, u shpreh Abazi në Facebook.

Komento: