Vdes edhe një person nga koronavirusi në Kosovë

23:58 | 12 Korrik 2020

Sot në Kosovë ka ndërruar jetë edhe një pacient i prekur me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi ka shkuar në 102, përcjell ORAinfo.

Gjatë kësaj jave në Kosovë ka pasur rritje të madhe si të rasteve të reja ashtu edhe të vdekjeve ku për një javë, 44 persona kanë humbur jetën.

Ndërkaq, numri total i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 4.931./ORAinfo/

Komento: