Deputetja e AAK’së rezulton pozitive me koronavirus

14:56 | 13 Korrik 2020

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Albena Reshitaj ka dalë pozitive në testin për koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur Reshitaj përmes një shkrimi në Facebook.

“Pas seancës së ditës së Premte, konkretisht prej të Shtunës së këtij vikendi kanë filluar të më shfaqen disa simptoma që lidhen me infeksionin me Covid-19 dhe pastaj iu kam nënshtruar testit ku kam rezultuar pozitiv”, ka shkruar ajo.

Komento: