E frikshme: Shkenctarët ngrenë alarmin për një virus të ri

20:17 | 13 Korrik 2020

E gjithë bota është përfshirë nga pamdemia ‘Covid-19’, por duket se po na pret një virus i ri.

Shkencëtarët kanë ngritur alarmin dhe besojnë se një virus misterioz qëndron pas ngordhjes së qindra elefantëve në Botsavana të Afrikës.

Shqetësimi i tyre qëndron në faktin se mos virusi përhapet dhe tek njerëzit.

Më shumë se 350 elefantë të moshave të ndryshme, kanë ngordhur për shkaqe të panjohura dhe kufomat e tyre janë parë të shpërndara në Delta Okavango dhe pjesët e tjera të vendit.

Ekspertët mendojnë se një virus i ri i elefantëve qëndron pas asaj që është quajtur si “një katastrofë konservimi”.

“Është një katastrofë konservimi, e cila ka një potencial të jetë një krizë e shëndetit publik”, u shpreh Drejtori i Parkut Kombëtar në Bosavana, Nail McCann.

Komento: