
Edhe 6 persona kanë vdekur në vendin tonë si pasojë e koronavirusit.
Numri total i të vdekurve ka arritur në 108, shkruan ORAinfo.
Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes njoftimit të fundit.
“Numri total i rasteve pozitive është 5.118 raste nga 28.640 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 108 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”- thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Ndryshe, sonte janë konfirmuar edhe 187 raste të reja si dhe janë shëruar edhe 103 pacientë të tjerë./ORAinfo/