Ndërron jetë moderatori i njohur amerikan.
Ka vdekur nikoqiri i emisonit “MythBustrers” dhe “White Rabbit Project”, Grant Imahara.
Grant Imahara, udhëheqësi i “MythBusters” i Discovery Channel dhe “White Rabbit Project” të Netflix, ka vdekur, sipas një deklarate nga Discovery Channel. Ai ishte 49 vjeç, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
Moderatori ishte i njohur në Hollywood për punën e tij në elektronikë dhe animatikë.
“Ne jemi të zemëruar për të dëgjuar këtë lajm të trishtuar për Grant. Ai ishte një pjesë e rëndësishme e familjes sonë Discovery dhe një njeri me të vërtetë i mrekullueshëm. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë te familja e tij,” thuhet në një deklaratë nga Discovery dërguar CNN.
Shkaku i vdekjes së tij ende nuk është bërë i ditur.
Ish-bashkëpunëtori i tij i “MythBusters” Adam Savage tha në Twitter se ndihet pa fjalë dhe se do i mungojë Imahara.