Hoxhaj tregon se si do të përfundojë marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë

20:45 | 29 Janar 2019

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë temë shumë e diskutuar në vend dhe jo vetëm.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka pritur sot për takim zyrtar drejtorin për Ballkan në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Christian Helbach.

Në këtë takim, Hoxhaj dhe Helbach diskutuan për raportet e shkëlqyeshme bilaterale mes Kosovës dhe Gjermanisë, zhvillimet në vend dhe në rajon, si dhe dialogun me Serbinë.

Hoxhaj tha se marrëveshja Kosovë Serbi përfundon me njohje të ndërsjellët mes dy vendeve, duke shtuar se asnjë marrëveshje pa këtë element nuk do të ndodhë.

Hoxhaj shprehu mirënjohje për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës, ndërsa theksoi se marrëveshja e arritur me Serbisë ka nevojë për garancë zbatimi nga shtetet kryesore anëtare të BE-së si dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Komento: