Moti nesër do t’ua prish planet për plazh

17:30 | 18 Korrik 2020

Mot me vranësira të shpërndara për nesër.

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara.

Vranësirat në pjesën e dytë të ditës vende-vende parashihen të shoqërohen me reshje lokale shiu.

Temperaturat do të shënojnë rritje graduale në vlerat e maksimaleve, derisa ato minimalet paraqiten pothuaj konstante me ditët e fundit.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. Java e ardhshme parashihet të jetë më e nxehtë, duke bërë që grafiku në fushat termike të shënoj ngritje në të dy vlerat ekstreme.

Komento: