Cili do të jetë fati i Qeverisë, nis takimi Haradinaj, Veseli e Limaj

17:09 | 30 Janar 2019

Në këto momente po mbahet takimi i krerëve të koalicionit qeverisës të cilët më ftesën e Kryeministrit Haradinaj po zhvillojnë diskutime për çështjet më sfiduese të momentit.

Në këtë takim të pranishëm janë kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Taksa ndaj produkteve serbe e boshnjake si dhe greva që po mbahet nga shumica e sektorëve publikë në vend besohet të jenë pikat kçce të këtij takimi, ndonëse mediat nuk janë lejuar të marrin pamje apo deklarata nga pjesëmarrësit, shkruan ORAinfo.

Deri më tani, AAK është për të vazhduar në mbajtjen e taksës ndërkaq PDK është shprehur të jetë kundër dhe se në këtë rast, ekziston mundësia që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. /ORAinfo/

Komento: