Vdes një pacient nga Klina i prekur me koronavirus

21:27 | 24 Korrik 2020

Një pacient nga Klina i infektuar me koronavirus ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook kryetari i komunës, Zenun Elezaj.

“Me dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendësit tonë, M.G. nga fshati Shtupel, i cili ishte i diagnostikuar me virusin COVID-19”, ka shkruar ai.

IKSHPK njoftoi sot edhe për 213 raste pozitive me koronavirus.

Komento: