Nga këto qytete vijnë rastet e fundit me koronavirus

15:38 | 25 Korrik 2020

Sot janë konfirmuar 237 raste të reja me koronavirus.

IKSHPK njofton se nga 555 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 237 kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 71 raste, komuna Gjakovë 27 raste, komuna Mitrovicë 24 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Ferizaj 16 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Podujevë 9 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe nga 1 rast komunat: Dragash, Prizren, Kaçanik, Shtime dhe Suharekë.

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 138 pacientë të tjërë./ORAinfo/

Komento: