Në vendin tonë po vazhdon të rritet numri i të prekurve nga koronavirusi.
Rritja enorme e rasteve me koronavirus në Kosovë, ka alarmuar institucionet e vendit.
Është kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ai që po paralajmëron se policia dhe inspekcioni do të jenë në çdo lagje, e rrugë të Kosovës për t’u siguruar që masat po zbatohen.
Ai tutje ka shkruar se janë tri masa që duhet detyrimisht të zbatohen.
Postimi i plotë nga kryeminstri:
Do të marrim të gjitha masat e nevojshme për ta ruajtur jetën e qytetarëve.
Janë tri masa që duhet detyrimisht t’i zbatojmë të gjithë:
mbajtja e maskës,
distancës dhe higjienës personale.
Do të jemi në terren, në rrugë, lagje e gjithkund, në çdo institucion, biznes, për t’u siguruar që të zbatohen me rigorozitet të gjitha masat që i kemi ndërmarrë.