
Brenda 24 orëve të fundit vdesin dy pacientë në Spitalin e Gjakovës.
Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 2 pacientë.
Në këtë spital , 47 pacientë të hospitalizuar janë duke u trajtuar për Covid-19. Prej tyre 16 janë të konfirmuar pozitiv me Covid-19 dhe 31 të tjerë janë të pakonfirmuar.
Ndërsa 24 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë.