Prishtina prinë sërish, këto janë komunat dhe vendbanimet e 220 rasteve të reja me Covid-19

15:15 | 26 Korrik 2020

IKSHPK-ja ka publikuar edhe rezultatet e testeve të koronavirusit për 472 mostravt e marra.

Gjithsej 220 kanë rezultuar pozitivë të cilat vijnë nga 23 komuna të Kosovës dhe vendbanime të ndryshme, shkruan ORAinfo.

Edhe sot, si disa ditë me radhë është Prishtina ajo që prinë me numrin e rasteve të reja.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 81 raste, komuna Pejë 23 raste, komuna Ferizaj 13 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Istog 6 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 dhe komuna e Mitrovicës me 1 rast”- njofton Instituti”- njofton Insituti.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot gjithashtu ka publikuar edhe vendbanimet nga të cilat janë rastet e reja./ORAinfo/

Komento: