9-vjetori i vdekjes së Enver Zymberit, Kurti: Drejtësinë ia kemi borxh Kosovës dhe policëve të saj

20:51 | 26 Korrik 2020

Kreu i VV-së, Albin Kurti ka përkujtuar policin, Enver Zymberi, të rënë në krye të detyrës, 9 vite më pare.

Kurti tha se Zymberi është i paharrueshëm dhe se është shembulli më domethënës i policëve, të cilët janë të gatshëm të japin gjithçka, edhe jetën, për sigurinë e Kosovës e të qytetarëve të saj.

Kurti shtoi se gjatë këtyre 9 viteve, përpjekjet për drejtësi kanë qenë të pamjaftueshme, për të mos thënë se kanë munguar tërësisht.

Ai theksoi se Kosova ka nevojë për një qeveri që punon për ta shtrirë rendin e drejtësinë në gjithë vendin, e që atë drejtësi tha ai “ia kemi borxh Kosovës”.

Komento: