Greva po vazhdon të rritet, ja kush tjetër u bashkua!

19:53 | 30 Janar 2019

Sindikata e Doganës së Kosovës ka bërë të ditur që grevës masive për paga do t’iu bashkangjiten edhe doganierët me anë të një greve njëorëshe.

Siç mësohet nëse kërkesat e Sindikatës së Doganës nuk plotësohen do të pasojë grevë e përgjithshme.

Gjatë ditës ëshë raportuar se Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, ka mbajtur Kuvendin e jashtëzakonshëm ku janë diskutuar pakënaqësitë e punonjësve sa u përket koeficienteve të pagesës së paraparë në Draft-Ligjin për Paga dhe ndryshimit të statusit të zyrtarëve doganorë në amendamentit e dt. 29.01.2019 të Ligjit mbi Zyrtarin Publik.

“Pakënaqësitë e punëtorëve janë shumë të theksuara dhe shumë shpejt do të vendoset nga delegatët cili do të jetë veprimi i mundshëm me i radikalizuar sindikal i shprehjes së këtyre pakënaqësive, i cili do të ndërmerret shumë shpejt dhe për detajet tjera të këtyre veprimeve do të ju mbajmë të njoftuar”.

Komento: