Armend Zemaj emëron sekretarin e ri të MSH-së

13:52 | 27 Korrik 2020

Armend Zemaj emëron Ardian Mehmetajn në pozitën e sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, e ka shkarkuar Sekretarin Milazim Gjocaj, të cilin e emëroi vetë me 10 korrik pasi e shkarkoi Naim Bardiqin.

Në pozitën e Sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë, Zemaj e ka rikthyer Ardian Mehmetaj, i cili ka qenë në këtë pozitë në kohën e ish-ministrit Imet Rrahmani.

Lajmin për emërimin e Mehmetajt në këtë pozitë e ka konfirmuar zëdhënësi i MSH-së Faik Hoti.

“Po Ardian Mehmetaj është emëruar në pozitën e U.D. Sekretarit të Përgjithshëm të MSH-së”.

Ai nuk ka dhënë detaje tjera pse është shkarkuar Gjocaj.

Mehmetaj është i afërt me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai ishte emëruar në pozitën e Sekretarit nga ish-ministri Rrahmani, pasi ish-sekretari i asaj kohe Gani Shabani ishte akuzuar në rastin “Stenta”, raporton EknomiaOnline përcjell Klan Kosova.

Por Mehmetaj ishte larguar nga kjo pozitë kur në krye të MSH-së erdhi Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili në vend të tij emëroi Naim Bardiqin në vitin 2018.

Komento: