Pulmologu kosovar kërkon nga qytetarët që për festën e Bajramit të qëndrojnë në shtëpi

18:09 | 27 Korrik 2020

Pulmologu apelon qytetarët që të mos bëjnë vizita për Bajram sepse në Klinikë po i mbushen shtretërit e fundit.

Zëvendësdrejtor i Klinikës së Pulmologjisë, Skender Bacaj, ka kërkuar nga qytetarët që për festën e Bajramit të qëndrojnë në shtëpi.

“Janë duke u plotësuar vendet e fundit. Ajo që na shqetëson është që presim që nëse vizitat familjare nuk reduktohen gjatë festës do të kemi shpërthim të madh të rasteve. Është duke u punuar që të hapen edhe spitale fushore”, ka thënë Bacaj.

Megjithatë sipas Bacajt situata në klinikën e Pulmlogjisë është nën kontroll.

“Situata është nën kontroll dhe priten të hapen kapacitete të reja, fatmirësisisht kemi terapi. Kemi edhe oksigjen mjaft. Momentalisht situata është në kontroll”, ka përfunduar Bacaj.

Komento: