Qëndroi 1 muaj në vetizolim, shërohet mjeku nga Vitia

18:41 | 27 Korrik 2020

Në mesin e të shëruarve të sotëm edhe mjeku nga Vitia i cili qëndroi 1 muaj në vetizolim.

Mjeku Xhemajl Arapi nga komuna e Vitisë, është shëruar nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kadolli.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ka dhënë detaje lidhur me rastet e reja në këtë komunë, ndërkaq ka konfirmuar edhe shërimin e mjekut Arapi, për të cilin ka thënë se qëndroi një muaj në vetizolim.

Tutje Kadolli bën thirrje tek qytetarët që të respektohen rekomandimet e institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ky është postimi i saj i plotë:

Vitia sot me 9 raste të reja pozitive me COVID-19.

Rastet e reja janë 2 nga qyteti i Vitisë, 5 nga Pozherani, 1 Goshicë dhe një nga Ramjani

Vitia sot ka 4 të shëruar, 1 Viti, 2 Sllatinë të Epërme dhe një në Skifteraj.

Në mesin e të shëruarve është edhe dr.Xhemajl Arapi, i cili ka qenë i izoluar që një muaj.

Tê gjithë personat që janë raste kontakti me të infektuarit, obligohen të qëndrojnë në vetizolim për 14 ditë.Nê rast të paraqitjes së simptomave, duhet të kërkojnë ndihmën mjekësore.

Mbani maskë kudo që dilni në publik.

Është parandalimi më i mirë dhe i vetmi.

Mbrone veten dhe të tjerët.

#Maskë

#Distancë

#Higjienë

#DrVjollcaKadolli-Halili

Drejtoreshë e QKMF-së në Viti

Komento: