Për shkak të vetizolimit, Ramiz Lladrovci mungon në martesën e të birit

20:36 | 27 Korrik 2020

Ramiz Lladrovci mungon në martesën e të birit për shkak të vetizolimit.

Ramiz Lladrovci sot bëri të ditur se ka filluar vetizolimin për shkak të dyshimeve për COVID-19.

Djali i dytë i Ramiz Lladrovcit, Driloni, ka lidhur kurorë me të fejuarën Elenën, por në ceremoni kishte munguar i pari i Drenasit.

Ndonëse nuk mundi të jetë pjesë e kësaj ceremonie për shkak të dyshimeve për COVID-19, kryetari i Drenasit i uroi çiftit lumturi në lidhjen e tyre.

“Për shkak të kushteve të vet izolimit, nuk mora pjesë në ceremoni, por, mendja dhe zemra ime ishte me ta, ashtu siç ishin edhe bekimet e Babës Tush e Nënës Ki për çiftin. Ju duam Elenë e Drilon, paçi gjithmonë lumturinë!”, shkroi Lladrovci në imazhet e ndara në Facebook.

Komento: