Falja e Kurban Bajramit do lejohet, por çfarë do ndodhë me shërbesat fetare?

22:47 | 27 Korrik 2020

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës në bashkëpunim me Bashkësinë Islame u dakorduan që të bëhet falja e Kurban Bajramit ndonëse gjendemi në situatë pandemike.

Por në dokumentin që posedon Klan Kosova thuhet se ndalohen të gjitha tubimet publike, përfshirë ahengjet familjare private.

Gjithashtu televizioni merr vesh se me masat e reja që hynë në fuqi nga 28 korriku, ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në aktivitetet fetare në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Komento: