Situata me koronavirus, Hoti kërkon të vërehet dora e fortë e institucioneve shtetërore

14:05 | 28 Korrik 2020

Është përkeqësuar situata me koronavirus në vend.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se duhet të vërehet dora e shtetit në zbatimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Ai në një takim që pati sot me Asociacionin e Komunave të Kosovës, Policinë, Agjencinë e Veterinës e Ushqimit de inspektorë në nivel qendror e komunal, tha se është në proces miratimi vendimi për masa të reja për parandalim të pandemisë, i cili do të përfundojë sot.

“Duhet të vërehet dora dhe vendosmëria e institucioneve shtetërore në zbatim të masave dhe për këtë na obligon situata dhe përgjegjësitë për të vepruar bashkë dhe të koordinuar”, ka thënë Kryeministri Avdullah Hoti, përcjell Zyra për informim e Qeverisë.

Ai ditë më parë, u ankua se Policia dhe inspektorët nuk po i zbatojnë vendimet e Qeverisë për luftimin e pandemisë.

Komento: