Hajredin Kuçi rezulton pozitiv me koronavirus

14:51 | 28 Korrik 2020

Edhe Hajredin Kuçi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi ka dalë pozitiv me virusin korona.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes Facebook’ut, bashkëpartiaku i tij Arsim Bajrami.

Bajrami derisa ka lajmëruar se është shëruar nga COVID 19 i ka uruar shërim të shpejtë edhe Kuçit.

Express ka disa ditë që e ka kontaktuar Kuçin për të marrë konfirmim nëse i njëjti ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Megjithatë, ai nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetës dhe nuk ka publikuar ndonjë njoftim në rrjete sociale.

Përveç Bajramit dhe Kuçit, pozitiv me këtë virus ka dalë edhe kreu i PDK’së, Kadri Veseli dhe disa zyrtarë tjerë.

Komento: